Trajnim për njohjen e stereotipeve dhe menaxhim të diskriminimit

Më 30 tetor të vitit 2013 në GEM klubin në Shkup, u mbajt trajnim për njohjen dhe trajtimin e stereotipeve dhe diskriminimit. Trajnimi ishte i paraparë për gazetarët të cilët ishin pjesëmarrës në projektin e USAID për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbim për verifikim të fakteve në media, e implementuar nga ana e Fondacionit Metamorphosis.

Në trajnimin katër orësh morrën pjesë 15 gazetarë, të cilët u njohën me atë se si krijohen dhe çfarë domethënie kanë stereotipet, ishin të njohur edhe me bazat e diskriminimit, llojet e saj, rreziqet prej saj dhe për mënyrat për parandalimin e saj në mediumet. Gjithashtu në këtë trajnim u cek edhe diskriminimi pozitiv, veprimet afirmative të cilat shtetet i ndërmarin duke u dhënë përparsi grupeve të caktuara, të cilat kanë tejkaluar praktikat diskriminuese në të kaluarën. Trajnimin e udhëhiqte prof. Mirjana Najçevska.

Materialet e përdorura në trajnimin:

Mediumet-dhe-diskriminimi

mediumiteidiskriminacijata

Burimi: vertetmates.mk, 01.11.2013.

You may also like...