Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes

Projekti “Liria e shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes,” i implementuar nga Fondacioni Metamorfozis,  kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve të aktivistëve të sektorit civil për njohjen dhe kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes në internet, përmes krijimit të burimeve publike në dispozicion, trajnimeve dhe duke siguruar platformë për rrjetëzim dhe inicimin e nismave për avokim dhe ndërgjegjësimin e publikut.

Fokusi i punës së Metamorfozis është përdorimi i teknologjive të reja për zhvillim, duke përfshirë të drejtat digjitale, sidomos lirinë e shprehjes dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet. E udhëheq ueb faqen nemrazi.mk | mosurrej.mk – platformë e cila shërben si depo e e-përmbajtjeve arsimore të prodhuara dhe lidhjeve të komunitetit onlajn të përbërë nga përdoruesit e mediave sociale dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut të cilët u nënshtrohen trajnimeve duke i bërë ata të aftë për të përhapur njohuritë brenda komuniteteve të tyre lokale.

Përmbajtja e platformës është krijuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe, e cila rrit gjithëpërfshirjen e saj dhe arritjen, përfshin lajme, artikuj analitike dhe një bibliotekë digjitale që përmban resurset arsimore dhe botime të tjera të ndryshme nga raportet hulumtuese të politikave dhe dokumenteve ligjore. Përveç kësaj të fundit në varg të mjeteve inovative të përdorura për të arritur audiencat më të gjera është aplikacioni celular i parë për luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet (nemrazi.mk/app), duke mundësuar angazhimin e mëtejshëm të përdoruesve të Android dhe iOS në aktivitetet, si dhe duke u mundësuar qasje më të lehtë në lajmet më të fundit dhe në gjitha resurset e lidhura.

Resurset kryesore arsimore të krijuara në kuadër të projektit përfshijnë dy udhëzues TIK të fokusuar në paraqitjen dhe shpjegimin e koncepteve themelore në lidhje me gjuhën e urrejtjes, kornizën ligjore dhe mundësitë për reagim të qytetarëve: njohjen, shënimin si dhe marrjen e veprimeve: raportim, bashkim në iniciativë, etj. Udhëzimet janë krijuar nga ekspertë të të drejtave të njeriut, me përmbajtjet është përshtatur për grupe të veçanta të synuara: të rinjtë (adoleshentët e shkollave të mesme) dhe popullatës në përgjithësi (të rriturit). Mjeteve të tjera arsimore dhe resurse promovuese janë krijuar gjithashtu, duke përfshirë postera dhe fletushka.

Njohuritë e mbledhura shërbyen gjatë krijimit të një manuali të veçantë për mësuesit në arsimin joformal në “Lirinë e Shprehjes dhe Privatësia në epokën dixhitale”, e botuar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën frënge, në sinergji me projektin për bashkëpunim midis rajonit francez të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Këto burime digjitale shërbejnë si bazë për formimin e një komuniteti online, I zgjeruar nëpër rrjetet sociale Facebook dhe Twitter dhe me përdorimin e kapaciteteve promocionale të projekteve të tjera të Metamorfozis që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes, siç janë portali i lajmeve në gjuhën shqipe Portalb.mk dhe agjencia e lajmeve META.mk. Në veçanti, Shërbimi për verifikim të fakteve në media (factchecking.mk) prek gjuhën e urrejtjes në internet dhe në media, përmes edukimit të publikut, duke shënuar raste të veçanta dhe duke i kontrastuar ata kundër standardeve të gazetarisë profesionale përmes analizave dhe komenteve të kolegëve të gazetarisë. Metamorfozis gjithashtu bashkëpunon me projekte tjera kundër gjuhës së urrejtjes në Maqedoni, duke përfshirë platformën për raportimin gjuhën e urrejtjes e udhëhequr nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut si dhe ueb faqen bezomrazno.mk e udhëhequr nga Instituti Maqedonas për Media.

Ndërtimi i kapaciteteve

Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve të angazhuara mbi aktivistët individualë dhe mësues të interesuar në përhapjen e njohurive për tiu kundërvënë gjuhës së urrejtjes brenda komuniteteve të tyre. Projekti ka realizuar tre trajnime fillestare, gjatë muajit dhjetor 2013 – shkurt 2014, me 33 pjesëmarrës, të cilët ishin të përfshirë në aktivitetet e mëtejshme të projektit. Duke kuptuar rolin thelbësor të procesit formal arsimor në krijimin perceptimeve për të rinjtë, aktivitetet e mëtejshme për ndërtimin e kapaciteteve, që zgjat deri në fund të vitit 2014 u përqëndrua në përfshirjen e më shumë mësuesve brenda komunitetit kundër gjuhës së urrejtjes, duke ndërtuar një rrjet të edukatorëve të përkushtuar. Në qershor, një grup fillestar i përbërë nga pesë mësues morrën pjesë në një trajnim në Caen, Francë, I bashkëorganizuar nga Metamorfozis dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe. Pas kthimit të tyre në Maqedoni, pjesëmarrësit realizuan trajnime për kolegët e tyre në shkollat fillore dhe të mesme, duke zgjeruar rrjetin me 10 mësues më shumë. Ata pastaj organizuan bashkërisht seminare, prezantime dhe trajnime të mëtejshme në shkollat fillore dhe të mesme të gjuhës maqedonase, shqipe dhe gjuhën zyrtare rome në qytetin e Shkupit, Prilepit dhe Tetovës.

Hapat e ardhshme përfshijnë zgjerimin e rrjetit me më shumë mësues të cilët punojnë në shkollat e mesme dhe klasat më të larta të shkollave fillore.

Promovimi dhe Avokimi

Metamorfozis është anëtar i Komitetit Kombëtar të Lëvizjes Jo Gjuhës së Urrejtjes për Maqedoninë. Ai përdor kapacitetet e saj për të promovuar aktivitetet e fushatës dhe për të avokuar kundër gjuhës së urrejtjes dhe lirinë e shprehjes.

Në vitin 2012, si pjesë e Iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes e themeluar së bashku me Forumin Rinor Arsimor, Reaktor dhe Qendrën e Re të Mediave, Metamorfozis organizoi një seminar me mbi tridhjetë përfaqësues të mediave, organizatave civile dhe aktivistë të mbështetur nga Këshilli i Evropës i cili shërbeu si pararendës i aktiviteteve në Maqedoni një varg i organizatave civile.

Në shkurt të vitit 2014, Lëvizja Jo Gjuhës së Urrejtjes – Këshilli i Evropës morri pjesë në konferencën e-Society.mk për Rini dhe Media (seeyouthmedia.org) e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Forumi Arsimor Rinor, si pjesë e projektit Rini dhe Media që përfshin 11 vendet e Evropës Juglindore dhe drejtpërdrejtë mbi 400 pjesëmarrës, duke siguruar dukshmëri të mëtejshëme të lëvizjes dhe aktivitete lokale anti-urrejtëse midis palëve kryesore të interesuara.

Në dhjetor të vitit 2014 Metamorfozis organizoi konferencën e dhjetë ndërkombëtare e-Society.mk “Të drejtat e njeriut në internet – Liria e Shprehjes, Gjuha e urrejtjes dhe Privatësia në botën dixhitale”, ku morën pjesë mbi 140 pjesëmarrës nga të gjithë sektorët e shoqërisë, duke e bërë të mundur vizibilitetin, rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen në rrjetin kundër gjuhës së urrejtjes.

Ekipi i fondacionit Metamorfozis, gjithashtu prezantoi punën dhe mundësitë për luftimin e gjuhës së urrejtjes në ngjarje të organizuara nga palët e treta, si dhe ngjarjet më të rëndësishme të tilla të zhvilluara gjatë vitit 2014 përfshinë edhe Konferencën Kombëtare kundër Gjuhës së Urrejtjes e organizuar nga OSBE-ja dhe Agjencia për të rinj dhe sport e RM-së në Shkup e cila u mbajt në muajin maj dhe Konferenca e OSBE-së kundër Gjuhës së Urrejtjes në muajin qershor e mbajtur në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë pjesës së dytë të vitit 2014, Metamorfozis bashkë me Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPDP) gjatë aksionit promovues me titull “Ora për privatësinë”, e cila përfshinte përhapjen e njohurive për të drejtat e njeriut duke përfshirë privatësinë, lirinë e shprehjes dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në territorin e qytetit të Shkupit, përmes prezantimeve publike në 21 shkolla të mesme, përhapjen e një edicioni tjetër me udhëzues të shtypur, postera, fletushka, duke përfshirë postimin e tyre në të gjitha autobusët e kompanisë për Transportin Publik (NQP – Shkup).