Raportoni gjuhën e urrejtjes përmes www.govornaomraza.mk

Si të raportoni gjuhën e urrejtjes përmes www.govornaomraza.mk?

Përdoruesve të platformës u lejon të njohin gjuhën e urrejtjes përmes shembujve në dispozicion në menunë NJIH GJUHËN E URREJTJES, si dhe vështrim të kërkesave tashmë të dorëzuara, të kategorizuara sipas krimeve të veçanta. Qëllimi përfundimtar i kësaj platforme është që të rrisë ndërgjegjësimin për fenomenin e gjuhës së urrejtjes në hapësirat publike, e cila do të ndihmojë ata ti kundërvihen e me atë mënyrë do të parandalojë përhapjen e saj në shoqëri. Kjo platformë funksionon në bazë të raportimit të qytetarëve për raste të gjuhës së urrejtjes.

Mund ti raportoni në disa mënyra:

  • Përmes internet formularit, përmes të cilit mund të dërgoni fotografi apo video
  • Përmes e-mail-it: helkom@mhc.org.mk
  • Përmes #govornaomraza në Twitter
  • Përmes Android dhe iPhone aplikacionit

Pas raportimit në një nga këto mënyrat, raportimi shqyrtohet nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë. Nëse ju keni futur të dhënat tuaja personale, Komiteti i Helsinkit mund të kontakton me ju gjatë shqyrtimit dhe verifikimit të raportimit. Pas konfirmimit, raportimi juaj do të shfaqet në faqen (pa shfaqur të dhënat tuaja personale).

You may also like...