Si të dorëzoni kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike?

Për veprën penale gjuhë e urrejtjes, mund të dorëzoni kallëzim penal në formë të shkruar në Prokurorinë Themelore Publike, e cila duhet ta hetojë rastin dhe të vendosë nëse do ngrejë padi penale kundër kryesit të përmendur në padinë. Sipas ndryshimeve të Kodit penal dhe nenit 394 gjobat mund të jenë nga një deri në dhjetë vite burgim. Për të parë shembull se si plotësohet kallëzimi penal Ju lutemi shikoni shembullin në vazhdim.

 

Nr. ______________

Deri te: Prokuroria Themelore Publike

Shkup – Republika e Maqedonisë

Parashtrues: _____________,

Shkup, rr.. „___________“ nr. _____

EMBG ________________

I paditur: ________________

KALLËZIM PENAL

Kundër ________________(emri i të paditurit), i lartpërmenduri, përmes shkrimit/artikullit me titull ________________ të publikuar në ________________ më _______ të vitit ____, përhapë urrejtje kombëtare dhe nxitë dhunë. Me këtë ka kryer veprën penale “Nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit etnik, racor dhe fetar” të parashikuar me nenin 319 të Kodit penal.

Për këtë arsye, parashtruesi duke parashtruar kallëzimin penal, kërkon që Prokuroria publike ta shqyrtojë këtë kallëzim penal, ta konstatojë gjendjen faktike dhe të nisë procedurë penale kundër ________________.

A r s y e t i m

________________(emri i të paditurit) në shkrimin/artikullin e lartpërmendur, ka kryer veprën penale “Nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit etnik, racor dhe fetar” të parashikuar me nenin 319 të Kodit penal duke parashtruar kryesisht pohime të pabaza mbi disa linja:

Shembull:

1) Linjën e kundër-urrejtjes. – (në këtë pjesë do shkruani tekstin/artikullin ku është përdorur gjuha e urrejtjes pa ndryshime, shtesa në shkrim etj.)

Në artikullin thuhet: „…________________.“

 

Dëshmi nr. 1: ________________

Dëshmi Nr. 2: ________________

(Këtu do shkruani apo bashkangjitni faktet siç janë: linqe të shkrimeve, skrinshot ose dëshmi në formë të printuar, fotografi, inçizim ose ndonjë dëshmi tjetër për të cilën do të cekni që e bashkangjitni si dëshmi për veprën penale)

Duke marrë parasysh faktin që ________________(emri i të paditurit), është pa dyshim autor i tekstit, ndaj e tij është edhe përgjegjësia penale për kryerjen e veprës së sipërpërmendur penale.

Nga arsyet e sipërpërmendura, Parashtruesi KËRKON që Prokuroria Publike ta shqyrtojë këtë kallëzim penal, ta konstatojë gjendjen faktike dhe të nisë procedurë penale kundër ________________(emri I të paditurit).

________________ viti

Parashtrues i Kallëzimit:

_________________________

 

You may also like...