Si të raportoni gjuhën e urrejtjes në Twitter?
Gjuha e urrejtjes është e njëanshme, armiqësore, me qëllim të keq i drejtuar një njeriu apo grupi për shkak të disa karakteristikave të cilat nuk i posedojnë ose atribuohen se i kanë.
Gjuha e urrejtjes paraqet sjellje diskriminuese, kërcënuese, antagoniste e cila shpesh herë mbështetet në paragjykime ndaj njerëzve për gjininë e tyre, orientimin seksual, racës, fesë, përkatësisë etnike, ngjyrës së lëkurës, prejardhjen nacionaliste, ndonjë lloj të aftësisë së kufizuar (mendore, intelektuale apo fizike).
Nëse vëreni ndonjë nga këto forma të Twitter, ju mund ti raportoni në mënyrën në vijim:
Me raportimin e përmbajtjes apo bllokimin e përdoruesit
- Shkoni në tweet-in që përhap gjuhën e urrejtjes
- Klikoni në ikonën ••• e cila gjendet nën tweet-in
- Zgjidhni nga menuja Blloko ose Raporto (Block or report)
- Zgjidhni në menunë e radhës raporto tweet dhe zgjidhni opsionin Ky përdorues është abuziv
- Pasi të keni zgjedhur opsionin Ky përdorues është abuziv nga menuja për raportim do të shafqen nënopsione për të sqaruar arsyen e raportimit në fakt të sqaroni mbi cilën bazë Ky përdorues është abuziv. Zgjidheni opsionin Harassment – Shqetësim.
- Për ta dërguar raportin tuaj klikoni në butonin Next – E radhës.
- Ju me sukses raportuat përdoruesin i cili përhap gjuhën e urrejtjes.
Për të raportuar faqe urrejtëse në Twitter raportoni të njëjtën në mënyrën në vijim:
- Hapni faqen e cila përhap gjuhë të urrejtjes
- Klikoni ikonën ☼ pastaj zgjidhni nga menuja raporto ose blloko
- Zgjidhni opsionin Ky përdorues është abuziv, nga menuja për raportim do të shfaqen nënopsione për të sqaruar arsyen e raportimit në fakt të sqaroni mbi cilën bazë Ky përdorues është abuziv . Zgjidhni opsionin Harassment – Shqetësim.
- Për ta dërguar raportin tuaj klikoni në butonin Next – E radhës.
- Ju me sukses raportuat përdoruesin i cili përhap gjuhën e urrejtjes.
Për të raportuar një mesazh që përmban gjuhën e urrejtjes i dërguar deri tek ju personalisht Ju lutemi raportoni atë si në vijim:
- Përzgjidhni mesazhin që dëshironi të raportoni.
- Klikoni ikonën ⃠ (nëse raportoni nga faqja e internetit), ose shtypni dhe mbani më gjatë mesazhin dhe përzgjidhni Raporto – Report (nëse raportoni nga celulari IOS / Android).
- Pastaj zghidhni Shenjo si fyese – Mark as abusive.
Poashtu mund të raportoni gjuhën e urrejtjes me plotësimin e kësaj onlajn forme në Twitter të cilën mund ta gjeni këtu.
Vini re: Nëse hasni në internet gjuhën e urrejtjes ose gjuhë që është e njëanshme, armiqësore, me qëllim të keq, e drejtuar ndaj një personi ose grup njerëzish për shkak të disa karakteristikave që kanë ose që atribuojnë ti kenë, në Maqedoni mund ti raportoni në tre mënyra:
- Me raportimin e të njëjtit në stacionin më të afërm policor
- Me lajmërim në numrin e telefonit 192
- Me dërgim të e-mailit në e-mail adresën cybercrime@moi.gov.mk
Raportimin mund ta bëni në mënyrë anonime, ndërsa raportimi juaj do përcillet më tutje nga ana e autoriteteve kompetente deri tek prokurori publik i cili pastaj bën zgjedhjen e tyre sipas ligjit.