Si të raportoni gjuhën e urrejtjes në Youtube?

Në kuptimin më të gjerë, gjuha e urrejtjes përdoret për të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose arsyetojnë urrejtje të bazuar në jotolerancë, mbi çfarëdo baze të diskriminimit. Gjuha e urrejtjes është keqpërdorim i lirisë së të shprehurit që përkon me shkeljen e të drejtave të të tjerëve. Gjuha e urrejtjes nuk e përfshin vetëm të folurit ose tekstin e shkruar, por mund të përfshijë forma të ndryshme të të shprehurit: përdorimin publik të simboleve të urrejtjes (për shembull, kryqit të thyer (svastikës) ose kryqit të djegur), posterët, fletëpalosjet, karikaturat, grafitet, muzika, videoja, video-lojërat ose përmbajtjet e publikuara nëpërmjet mediave tradicionale ose në internet.

Nëse vëreni ndonjë nga këto forma në Youtube, ju mund ti raportoni në  mënyrën në vijim:

1. Në faqen ku gjindet videoja e cila përmban gjuhën e urrejtjes, klikoni në menunë Më shumë ••• – ••• More e cila është e vendosur nën videon.

2. Pastaj klikoni opsionin Raporto – Report.

1 report na youtube3.  Në hapin e radhës zgjidhni arsyen e raportimit. Në këtë rast ju duhet të zgjidhni nga menuja Përmbajtje urrejtëse apo fyese – Hateful or abusive content.2 hateful 4.  Pasi që ta keni zgjedhur opsionin Përmbajtje urrejtëse apo fyese – Hateful or abusive content në menunë e radhës duhet të arsyetoni se çfarë më saktë përmban videoja:

  • Promovon urrejtje ose dhunë – Promotes hatred or violence
  • Keqpërdorë individët e cenueshëm – Abusing vulnerable individuals
  • Përmban dhunë – Bullying

3 select one 5. Ju duhet të  shënoni saktë në cilën sekondë apo minutë përdoret gjuha e urrejtjes, në pjesën Time stamp selected: 4 sekunda minutaPasi të plotësoni formën, klikoni Dërgo-Submit për të raportuar videon që përmban gjuhën e urrejtjes.

Ju me sukses raportuat video që përhap gjuhën e urrejtjes.

Raportimi i video inçizimit është anonim – shfrytëzuesit nuk do mund të shohin se kush ka raportuar videon. Por, duhet të jeni të kyçur me llogarinë tuaj shfrytëzuese që të mund të shfrytëzoni veglën për raportim.

Raporto koment me gjuhë të urrejtjes 

Linku “Raporto si spam ose keqpërdorim” i mundëson shoqërisë të kontrollon numrin e spam komenteve në videon të cilën e shohin. Në qoftë se një numër i konsiderueshëm i shfrytëzuesve e raportojnë komentin si spam, i njëjti do të fshihet nën linkun “Shënuar si spam”. Kur të klikoni linkun “Shiko”, përsëri do mund të lexoni komentin e fshehur.

1

Funksionin “Raporto si spam ose keqpërdorim” përdoreni me shumë kujdes, sepse çdo keqpërdorim i këtij funksioni dënohet me ndalesë përdorimi të kësaj ueb-faqeje.  Ngarkuesi i videos ka mundësinë të largon etiketimin “Shënuar si spam”.

Në qoftë se keni raportuar ndonjë koment me gabim, mund ti drejtoheni pronarit të komentit dhe ti shpjegoni se keni raportuar komentin si spam me gabim.

Raporto kanal me gjuhë të urrejtjes

Mund të raportoni shfrytëzues, fotografi sfondi të papërshtatshme apo avatar të profilit përmes veglave për raportim të cilat janë të vendosura në fund të çdo kanali.

Si të raportoni kanal:

  1. Vizitoni faqen e kanalit të cilin dëshironi të raportoni
  2. Klikoni në “Të dhënat themelore”
  3. Klikoni në butonin me flamur për të hapur menunë
  4. Zgjidhni opsionin që i përgjigjet problemit tuaj më mirë

SNP_8E0ED322DB830BB0EC5D1D645CCADE7D3740_3257328_en_v0

You may also like...