Version i ri i aplikacionit celular të parë në botë kundër gjuhës së urrejtjes

Fondacioni Metamorfozis, shpalli përditësimin e aplikacionit celular të parë kundër gjuhës së urrejtjes, i cili ka për qëllim t’i sjellë informatat nga kjo fushë deri te majat e gishtave të shfrytëzuesve të telefonave celularë.

Më tepër informata për aplikacionin dhe mundësi për ta instaluar të njëjtin janë në dispozicion në http://nemrazi.mk/app/?lang=sq

Aplikacioni është zhvilluar me qëllim të kundërvënies sa më efikase të gjuhës së urrejtjes përmes shkëmbimit të njohurive. Ajo u mundëson qytetarëve qasje deri te lajmet më të reja nga kjo fushë, qasje deri te resurset arsimore dhe profesionale, në mesin e të cilave është edhe biblioteka me e-libra, udhëzime interaktive për mundësitë e ndryshme për denoncim të gjuhës së urrejtjes, si dhe pjesëmarrje në ngjarjet që kanë të bëjnë me luftën kundër gjuhën e urrejetjes nëpërmjet kalendarit të integruar.

Аplikacioni, i cili është aplikacioni i parë i këtij lloji për telefona të mençur në botë, mund të shkarkohet pa pagesë për shfrytëzuesit е sistemeve më të popullarizuara Android përmes Google Play (https://play.google.com/store/apps/details?id=com.edumetamorphosis.nemrazi ) dhe iOs, gjegjësisht për shfrytëzuesit e iPhone-it dhe iPad-it përmes App Store (https://itunes.apple.com/us/app/ne-mrazi/id948280311?mt=8).

Aplikacioni është zhvilluar duke iu falënderuar përkrahjes bujare të Мisionit të OSBE-së në Shkup dhe Аmbasada e Republikës së Francës në Maqedoni, dhe paraqet pjesë të përpjekjeve për shpërndarjen e njohurive dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive qytetare për zgjidhjen e problemeve të vështira shoqërore të fondacionit Metamorfozis, në kuadër të iniciativës së gjerë kundër gjuhës së urrejtjes. Këto përpjekje janë në bashkëveprim me Fushatën nacionale kundër gjuhës së urrejtjes, e cila është pjesë e Lëvizjes ndërkombëtare kundër gjuhës së urrejtjes të iniciuar nga Këshilli i Evropës (No Hate Speech Movement).

You may also like...