U mbajt trajnim për mediet për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes

Më 17 maj 2016, në klubin GEM në Shkup, u mbajt trajnimi për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike, kryeisht i dedikuar për redaktorët, gazetarët dhe administratorët e portaleve në ueb, që u organizua nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie të cilin Fondacioni Metamorfozis e realizon me mbështetjen e USAID-it në Maqedoni. Në këtë trajnim njëditor morën pjesë 15 përfaqësues të medieve.

20160517_102105Qëllimi i trajnimeve është të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të medieve onlajn në Maqedoni për njohjen dhe kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë dhe krim nga urrejtja, si dhe promovim të standardeve profesionale të gazetarisë në kuadër të projektit Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie, të cilin Fondacioni Metamorfozis e realizon me mbështetjen e USAID-it në Maqedoni.
20160517_102513

Në këtë trajnim u përfshinë këto tema:

  • Hyrje në temën e gjuhës së urrejtjes
  • Kornizat juridike që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes
  • Përpjekjet e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në këtë fushë
  • Pjesëmarrja në bashkësi që ka për qëllim luftën kundër gjuhës së urrejtjes
  • Identifikimi i gjuhës së urrejtjes sipas metodologjisë së Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie
  • Përgjegjësia shoqërore e medieve (portaleve)
  • Zhvillimi i mekanizmave të brendshme për vetërregullim në kuadër të një medieje: Zhvillimi i politikës për gjuhën e urrejtjes, regjistrimi, kufizimet për përmbajtjet e gjeneruara nga shfrytëzuesit, komentet në rrjetet sociale, mekanizmi për paralajmërim dhe largim (notice and take down mechanism)

20160517_104626 20160517_123818Gjatë këtij trajnimi u prezantua edhe aplikacioni i parë mobil në botë për luftë kundër gjuhës së urrejtjes që ka për qëllim informimin më efikas dhe ngritjen e vetëdijes publike për gjuhën e urrejtjes,  duke u mundësuar qytetarëve qasje të shpejtë dhe inovative në lajmet dhe ngjarjet më të reja që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, si dhe qasje në burimet arsimore dhe profesionale. Аplikacioni “Mos urrej”, i cili është aplikacioni i parë i këtij lloji për celular të mençur në botë, mund të shkarkohet pa pagesë për shfrytëzuesit е sistemeve më të popullarizuara Android përmes Google Play dhe iOS gjegjësisht për shfrytëzuesit e iPhone-it dhe iPad-it përmes Apple Store.
20160517_130704 20160517_132101Ky trajnim u mundësoi të gjithë përfaqësuesve të pranishëm të medieve të njihen në mes vete dhe të shkëmbejnë përvoja, si dhe t’i fusin në përdorim në punën e tyre të përditshme taktikat e mësuara dhe këshillat për parandalimin e gjuhës së urrejtjes.
20160517_140253Gjatë këtij trajnimi, u zhvilluan edhe diskutime në lidhje me këtë temë, me ç’rast përfaqësuesit e pranishëm të medieve theksuan se në qoftë se trajnimet e këtilla mbahen më shpesh do të ndihmojnë që të parandalohet gjuha e urrejtjes në medie me kohë.
20160517_141537

You may also like...