Trajnim për gazetarët për gjuhën e urrejtjes
Më 19.06.2013 në GEM klubin në Shkup, u mbajt trajnim për gazetarët për gjuhën e urrejtjes. Trajnimi ishte i dedikuar për gazetarët të cilët marrin pjesë në projektin e USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbim për verifikim të fakteve në media, e cila është e implementuar nga ana e Metamorfozis.
Në trajnimin katër-orësh morrën pjesë 10 gazetarë, të cilët u njohën me praktikën e gjyqit Europian për të drejtat e njeriut të cilat në raste konkrete kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, raste nga Maqedonia dhe raste të njohura botërore, ndërsa të analizuara ishin edhe një numër i madh i akteve ligjore dhe regulloreve në lidhje me këtë temë. Trajnues në këtë punëtori ishte Zharko Trajanovski, m-r për të drejtat e njeriut.
Materialet e shfrytëzuara për trajnimin:
- Dokument informativ – Gjuha e urrejtjes
- Të dhëna të nxjerrura nga dokumentet e Këshillit për radiodifuzion
- SHGM – raste me gjuhën e urrejtjes
- Libri i zi (fq. 4-10)
- Doracak për etikë dhe gazetari (fq. 35-36)
- Mediat, gjuha e urrejtjes dhe bashkësitë e margjinalizuara: Udhëheqës për media (fq. 74-79)
- Analizë juridike mbi konceptin e aktit penal të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes (fq. 51-62)
Burimi: vistinomer.mk, 04.07.2013.