Tolerimi i gjuhës së urrejtjes pengon integrimin e Maqedonisë në BE

Aktivistët të cilët angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, më datë 06.11.2014, protestuan para Prokurorisë Publike në Shkup për të kërkuar llogari nga institucionet përkatëse shtetërore në lidhje me mosndëshkimin e krimeve të lidhura me gjuhën e urrejtjes. Ajo gjendje është e shënuar si problem edhe në raportin e Komisionit Europian për Maqedoninë.

Транспаренти од протестот пред Јавно обвинителство „Истрагата е во тек... до кога!?“. Фото: В. Џамбаски. CC BY-NC-SA.

Parullat e protestës para Prokurorisë Publike “Hetimi është në vazhdim… deri kur!?“. Foto: V. Xhambaski. Pjesë e fotogalerisë e publikuar nën Kriejtiv Komons. CC BY-NC-SA.

 

Në raportin për përparimin e Maqedonisë të Komisionit Evropian i botuar më 08.10.2014 thekson në mënyrë të qartë gjuhën e urrejtës dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT, si një çështje djegëse, ndërsa si pjesë e problemit e përmend edhe mungesën e informacionit dhe të dhënave për zbatimin e ligjit nga ana e autoriteteve kompetente në raste të këtilla.

 Sa u përket të drejtave të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe interseksualëve (LGBTI), incidentet e dhunshme kundër Qendrës për mbështetje të LGBTI nuk u përsëritën. Megjithatë, autorët e këtyre incidenteve duhet të ndiqen penalisht. Janë të nevojshme përpjekje të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për respektimin e diversitetit në shoqëri dhe të neutralizohet intoleranca e cila përhapet përmes mediave dhe rrjeteve sociale. Të dhënat për raportim, hetim dhe ndjekjes penale të gjuhës së urrejtjes si dhe akteve të urrejtjes nuk mblidhen sistematikisht por duhet të forcohet dhe trajnimi për organet e zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët. Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ende duhet të përputhet me ligjin e BE-së, për shkak se ajo nuk e ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual.

Dy javë pas publikimit të Raportit më datë 23.10.2014 në kafeterinë Damar në Çarshinë e Vjetër në Shkup, një grup i organizuar banditësh të maskuar sulmuan festën e organizuar nga qendra për mbështetje LGBTI. Ky sulm ishte i gjashti i këtij lloji në dy vitet e fundit. Qendra ka dërguar një kërkesë publike për dënimin e dhunës dhe ndëshkimin e dhunuesve (mk, en). Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga një pjesë e korit diplomatik si dhe institucionet ndërkombëtare Frontlajn defenders (en, mk) dhe Amnesty Interneshënall (en, mk).

Prej kompetentëve ska asnjë përgjigje zyrtare, ndërsa në ditën e protestës Prokurori publik Marko Zvrlevski tha se nuk është i njohtuar se sa raste të tilla ka pasur dhe kur kanë ndodhur (Plus Info, Nova TV, Radio MOF, TV Telma).

Versioni origjinal i raportit për përparimin e Maqedonisë në anglisht (pdf) i publikuar nga Komisioni Europian, ndërsa Sekretariati për çështje evropiane i Qeverisë së Maqedonisë publikoi përkthime të paplota (pa tre faqet e para me konkluzione dhe rekomandime) në gjuhën maqedonase (pdf) dhe në gjuhën shqipe (word).

Pas publikimit të Raportit, Sekretariati për çështje evropiane i ftoi organizatat qytetare për të dhënë mendimet e tyre mbi konkluzionet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian të përmendura në raportin e fundit. Fondacioni Metamorfozis në fjalimin e tij, i drejtuar tek SÇE më datë 31/10/2014 ndër të tjera theksoi se:

  • Problem i veçantë në fushën e lirisë së shprehjes është mosndëshkimi për gjuhën e urrejtjes ose moszbatimit i neneve 319 dhe 394-d të Kodit Penal, i cili rregullon krijimin e padurimit dhe intolerancës përmes mediave dhe përmes sistemeve kompjuterike. Pavarësisht serisë së rasteve të përhapjes publike të urrejtjes, prej të cilave disa janë të lidhura drejtpërdrejt me dhunën fizike, KE tregon se nuk ka të dhëna publike mbi hetimet dhe gjykimin e gjykatës.
  • Është i nevojshëm zbatimi i rreptë i Kodit Penal dhe Ligjit për Mbrojtjen nga diskriminimi, si bazë për luftën e mëtejshme kundër gjuhës së urrejtjes, por edhe kundër fenomeneve të tjera negative që ndikojnë besimin e qytetarëve si në media ashtu edhe në institucionet e sistemit.

 

 

 

You may also like...