Thirrje për trajnim për media: „Përforcimi i kapaciteteve për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes“
Fondacioni Metamorfozis, bën thirrje për paraqitje të pjesëmarrësve për të marrë pjesë në trajnimet për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike, të cilat janë kryesisht të dedikuara për redaktorët, gazetarët dhe administratorët e ueb-portaleve. Qëllimi i trajnimeve është të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të medieve onlajn në Maqedoni për ta njohur dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë dhe krim nga urrejtja, si dhe për promovimin e standardeve profesionale gazetareske në kuadër të projektit Shërbim për verifikimin e fakteve nga mediet i cili implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me përkrahjen e USAID Maqedoni.
Trajnimi i parë do të mbahet me datë 17.05.2016 (e martë) në Shkup, në klubin GEM me fillim në ora 10:00.
Trajnimet do të jenë njëditore, ndërsa të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje do të mbulohen nga ana e organizatorëve. Për pjesëmarrësit që do të vijnë nga vendet e tjera do të sigurohet mbulim i shpenzimeve të rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.
(Propozim-agjenda gjendet në fund të kësaj thirrjeje.)
Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur, përfaqësuesve të ueb-portaleve dhe të medieve të tjera, do të bëhet sipas radhitjes së paraqitjes. Në rast se paraqiten më tepër kandidatë se sa kapaciteti i trajnimit të zgjedhur, ata do të mund të marrin pjesë ose në trajnimet e ardhshme të ciklit, ose do të ftohen të marrin pjesë në ngjarje të ardhshme të llojit të ngjashëm.
I ftojmë kandidatët e interesuar që ta plotësojnë formularin onlajn më së voni deri më 13 maj (e premte) në orën 12, dhe më pas do të kontaktohen nga ekipi i Fondacionit Metamorfozis për ta konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Për të gjitha informatat plotësuese mund t’i drejtoheni bashkëpunëtores Аdrijana Selmani, me e-mail në: adrijana@metamorphosis.org.mk ose në numrin e telefonit 02/3109-325.
Propozim-agjenda e trajnimeve
“Përforcimi i kapaciteteve për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes”
Qëllimi: Përforcimi i kapaciteteve të redaktorëve dhe të administratorëve të ueb-portaleve dhe të medieve të tjera për ta njohur dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë nëpërmjet një serie trajnimesh ku do të përfshihen më së shumti 25 përfaqësues për trajnim.
Pjesëmarrësit munden, mirëpo nuk është patjetër, të marrin me vete laptop dhe smartfon, të cilat do t’u ndihmojnë gjatë pjesëmarrjes në ushtrime.