Stop gjuhës së urrejtjes në bazë të besimit fetar!

hate_speech

Gjatë ditës së djeshme, në rrjetin social “Facebook” është vërejtur shpërndarje e një posteri me tekstin si vijon:

 

“Protesta kundër islamizimit të Kriva Pallankës, e Premte, 06.11.2015, ora 13:30 ura Solarski.”

 

Në fund të posterit, me të kuqe janë imazhe të pesë ndërtesave islame fetare apo xhami të mbishënuara me vijë. Platforma kundër gjuhës së urrejtjes*, rreptësisht dënon këtë gjuhë të përdorur në poster dhe beson se kjo është një gjuhë e urrejtjes që provokon urrejtjen dhe jotolerancën mbi baza fetare. Në rrjetet sociale dhe mediat, tanimë janë të dukshme reagimet e qytetarëve të ndikuara nga kjo gjuhë.

Shpërndarja e posterit paraqitet si reagim i fillimit të ndërtimit të kishës ortodokse, para godinës së Komunës së Kriva Pallankës, për të cilën kryetari i bashkisë, Arsenço Aleksovski, në pres-konferencën deklaron se ka leje adekuate ndërtimi edhe pse sipas disa këshilltarëve kjo është diskutabile. Në fjalimin e tij,  kryetari i bashkisë njofton se ndërtimi i kishës ortodokse ose ndonjë objekt tjetër fetar nuk janë në kundërshtim me të drejtat dhe ndjenjat e komuniteteve të tjera fetare, duke theksuar se përderisa ai është kryebashkiak, do të ndërtohen vetëm objektet e fesë ortodokse.

Theksojmë se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, qytetarët janë të barabartë në liritë dhe në të drejtat pavarësisht prej gjinive, racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare dhe sociale, bindjeve politike dhe fetare, pozitës pronësore dhe shoqërore. Në të njëjtën kohë, Neni 19 i Kushtetutës garanton lirinë e fesë dhe lirinë e praktikës fetare dhe traditat fetare të të gjitha komuniteteve fetare në vend. Përveç kësaj, shkaktimi dhe përhapja e urrejtjes, përçarja ose mosdurimi mbi baza fetare paraqet vepër penale e parashikuar në nenin 319 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë është e detyruar sipas dispozitave ligjore dhe të kushtetutës të siguron repektim të pandërprerë të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve në territorin e saj, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare. Prandaj, u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të ndërmarrin hapat e duhura për të parandaluar përdorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë thirrjeve në tubime publike, për të parandaluar përhapjen e intolerancës në mes komuniteteve fetare, shndërrimin e tyre në vepra të shkaktuara nga urrejtja dhe në asnjë mënyrë të mos kufizohen të drejtat e të gjitha komuniteteve fetare të cilat ekzistojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

You may also like...