Si të raportoni gjuhën e urrejtjes në mediume?
Nëse hasni gjuhën e urrejtjes në ndonjë produkt të lajmeve (artikull, radio / TV) nga cili do medium, produkt i tillë gazetaresk në formën e link-ut ju mund ta dërgoni deri te Shërbimi për verifikim të fakteve në media, projekt i zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis” me përkrahjen e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në ueb faqen e Shërbimit ka faqe të veçantë e cila përmban një formë të specializuar pikërisht për këtë qëllim. Artikulli për të cilin ju mendoni se përmban gjuhën e urrejtjes mund ta dërgoni deri tek ekipi i gazetarëve me përvojë – recenzues, të cilët do ta shqyrtojnë dhe në qoftë se pajtohen me mendimin tuaj njëri prej tyre do ta recenzon nga pikëpamja profesionale gazetareske, me që recenzimi në pjesën më të madhe do të përqëndrohet pikërisht tek pjesa me përmbajtjen e gjuhës urrejtëse që sipas metodologjisë tonë këtë dukuri e trajton seriozisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Të gjithë gazetarët – recenzentë kanë ndjekur kurse dhe trajnime me qëllim që të mund të njohin në mënyrë efikase gjuhën e urrejtjes dhe të jenë në gjendje të njohin tiparet e tij.
Artikulli për të cilin ju mendoni se përmban gjuhë urrejtëse duhet linkun e të njejtit ta dorëzoni që të mund ta shqyrtojmë atë dhe ta bashkangjesim me recenzionin. Nëse ju doni dorëzimi i propozimeve për recenzim mund të jetë edhe anonim, që do të thotë se nuk është e nevojshme të dorëzoni e-mail adresën tuaj.
Onlajn formën për raportimin e gjuhës së urrejtjes mund ta gjeni këtu.