Si të raportoni gjuhën e urrejtjes në internet në Maqedoni?

Pasi që në shkurt të vitit 2014 me ndryshimet në Kodin Penal në Maqedoni, kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore që ndalojnë dhe ndëshkojnë gjuhën e urrejtjes dhe shpërndarjen e materialeve përmes internetit që inkurajojnë urrejtje, diskriminim ose dhunë, qytetarët këto fenomene mund ti raportojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Nëse hasni në internet gjuhën e urrejtjes ose gjuhë që është e njëanshme, armiqësore, me qëllim të keq, e drejtuar ndaj një personi ose grup njerëzish për shkak të disa karakteristikave që kanë ose që atribuojnë ti kenë, në Maqedoni mund ti raportoni në tre mënyra:

  • Me raportimin e të njëjtit në stacionin më të afërm policor
  • Me lajmërim në numrin e telefonit 192
  • Me dërgim të e-mailit në e-mail adresën cybercrime@moi.gov.mk

Raportimin mund ta bëni në mënyrë anonime, ndërsa raportimi juaj do përcillet më tutje nga ana e autoriteteve kompetente deri tek prokurori publik i cili pastaj bën zgjedhjen e tyre sipas ligjit.

Sipas  ndryshimeve në Kodin Penal dhe nenin 394 dënimet mund të jenë nga një deri në dhjetë vite burgim.

You may also like...