Si të raportoni gjuhën e urrejtjes në Facebook?
Sipas definicionit të Këshillit të Evropës gjuha e urrejtjes i përfshin të gjitha format e shprehjes të cilat përhapin, nxisin, promovojnë, justifikojnë urrejtjen racore, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes në bazë të intolerancës, duke përfshirë intolerancën e shprehur nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimit dhe armiqësisë ndaj pakicave, emigrantëve dhe njerëzve me origjinë emigrante.
Nëse vëreni ndonjë nga këto forma të Facebook, ju mund ti raportoni në mënyrën në vijim:
Ankohu / blloko përdoruesin
Mënyra më e thjeshtë për të bllokuar një përdorues apo mikun tuaj në Facebook me hapjen e profilit të tij dhe klikim të ikonës •••.
Pasi të keni klikuar Ankohu për përdoruesin, Facebook-u ju mundëson të zgjidhni nëse ju doni të raportoni përmbajtjen e shpërndarë nga personi, të raportoni këtë llogari, Get help with another issue (Kërko ndihmë për ndonjë çështje tjetër).
Raporto faqen
Pa marrë parasysh se faqja të cilën doni të raportoni keni klikuar “më pëlqen” apo jo, të njëjtën mund ta raportoni duke klikuar në ikonën e cila gjendet tek “Mesazhet” dhe pastaj zgjidhni “Raporto faqen”.
- Në qoftë se faqja të cilën ju doni ta raportoni nuk ju ka pëlqyer më parë, kur të klikoni “Raporto faqen” do të mund të zgjidhni mes disa opsioneve.
Me zgjidhjen e opsionit “I just don’t like it” nuk do jeni më fan i faqes më saktësisht nuk do ta ndiqni më, përderisa me zgjidhjen e opsionit të dytë “I think it shouldn’t be on Facebook” e sinjalizoni Facebook-un që po raportoni këtë faqe për arsyet e cekura.
- Nëse e raportoni faqen të cilën nuk e keni ndjekur më parë mund të zgjedhni arsyet për të cilat doni ta raportoni të njëjtën.
Raporto grupin
Që të raportoni grupin i cili bën thirrje për dhunë, gjuhë të urrejtjes apo mendoni se përmbajtja e tij shkel rregullat e Facebook duhet të klikoni në ikonën e cila gjendet në anën e djathtë dhe zgjidhni opsionin “Raporto grupin”.
Atëherë Facebook do të ju ofrojë të zgjidhni mes disa opsioneve, “më shqetëson mua” ose “shqetëson mikun/en tim/e”. Nëse grupi nuk ju shqetëson drejtpërdrejt ju apo mikun/en tuaj, Facebook ofron një mundësi ku ju mund të zgjidhni nëse po e raportoni për shkak të “gjuhës së urrejtjes”, “Dhunës ose sjelljes së dhunshme”, “Spam ose scam” ose “Permbajtjeve të qarta seksuale”.
Në qoftë se njihni dhe raportoni gjuhën e urrejtjes, Facebook do të ju ofron të zgjidhni se kujt i drejtohet gjuha e urrejtjes, më saktësisht të cekni a është gjuhë urrejtëse për urrejtje: “Racore apo etnike”, “Grupi fetar”, “A bazohetnë gjini apo orientim”, ose “Persona me aftësi të kufizuara apo sëmundje”.
Raporto fotografi / video
Për të raportuar fotografi apo video pasi të keni hapur fotografinë duhet të klikoni në “Mundësitë” ku gjindet opsioni për të raportuar foton.
Pasi të keni klikuar „Raporto“, Facebook do të ju ofron të zgjidhni arsyen përse raportoni këtë përmbajtje.
Raporto ngjarje
Nëse vëreni ndonjë ngjarje që shkakton urrejtje, denigron një grup të caktuar njerëzish ose bën thirrje për dhunë mund ta raportoni drejtpërsëdrejti nga faqja e ngjarjes dhe duke klikuar mbi opsionin “Raporto” i cili gjindet menjëherë nën listën e atyre që kanë konfirmuar / mohuar praninë.
Pasi të keni zgjedhur opsionin “Raporto”, Facebook ju mundëson të specifikoni nëse kjo ngjarje ju shqetëson juve apo ndonjë mikun/en tuaj ose nëse shkakton gjuhë urrejtëse apo shkakton gjuhë urrejtëse, dhunë apo sjellje të dhunshme, spam apo mashtrim ose përmbajtje të qartë seksuale.
Nëse e raportoni ngjarjen për gjuhë urrejtëse, Facebook do të ju mundëson që me më shumë detaje të zgjidhni se për cilin lloj të gjuhës së urrejtjes bëhet fjalë.
Raporto postimin
Nëse ju doni të raportoni një postim të caktuar apo koment duhet të shkoni në shigjetën e cila gjendet në anën e djathtë të postimit dhe të zgjidhni opsionin “Raporto postimin” me atë që postimi/ komentimi do të fshihet.
Nëse doni të raportoni përmbajtje shqetësuese klikoni në “Raporto postimin” dhe zgjidhni një prej opsioneve të ofruara.
Raporto koment
Për të raportuar një koment për të cilin mendoni se është kundër rregullave të Facebook duhet të klikoni mbi shenjën X e cila gjendet në anën e djathtë të komentit.
Pastaj komenti do të fshihet, ndërsa Facebook do të ju ofrojë të raportoni përdoruesin i cili e shkroi atë, për ta bllokuar ose përsëri të mund të shihni komentin. Nëse ju vendosni të raportoni një koment, Facebook do të ju ofrojë të zgjidhni një nga këto dy opsione “Po, kjo ka të bëjë me mua apo shok/shoqe timin/en” ose “Jo, ka të bëjë me dikë tjetër”
Pasi të keni zgjedhur opsionin se kjo ka të bëjë me ju apo ndonjë mikun tuaj, Facebook do të ju mundësojë të zgjidhni arsyen përse po raportoni këtë koment.
Në qoftë se në komentin të cilin e raportoni keni hasur në fjalor urrejtës, Facebook do të ju mundëson që me më shumë detaje të zgjidhni se për cilin lloj të gjuhës së urrejtjes bëhet fjalë.