Raportoni gjuhën e urrejtjes përmes www.govornaomraza.mk
Si të raportoni gjuhën e urrejtjes përmes www.govornaomraza.mk?
Përdoruesve të platformës u lejon të njohin gjuhën e urrejtjes përmes shembujve në dispozicion në menunë NJIH GJUHËN E URREJTJES, si dhe vështrim të kërkesave tashmë të dorëzuara, të kategorizuara sipas krimeve të veçanta. Qëllimi përfundimtar i kësaj platforme është që të rrisë ndërgjegjësimin për fenomenin e gjuhës së urrejtjes në hapësirat publike, e cila do të ndihmojë ata ti kundërvihen e me atë mënyrë do të parandalojë përhapjen e saj në shoqëri. Kjo platformë funksionon në bazë të raportimit të qytetarëve për raste të gjuhës së urrejtjes.
Mund ti raportoni në disa mënyra:
- Përmes internet formularit, përmes të cilit mund të dërgoni fotografi apo video
- Përmes e-mail-it: helkom@mhc.org.mk
- Përmes #govornaomraza në Twitter
- Përmes Android dhe iPhone aplikacionit
Pas raportimit në një nga këto mënyrat, raportimi shqyrtohet nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë. Nëse ju keni futur të dhënat tuaja personale, Komiteti i Helsinkit mund të kontakton me ju gjatë shqyrtimit dhe verifikimit të raportimit. Pas konfirmimit, raportimi juaj do të shfaqet në faqen (pa shfaqur të dhënat tuaja personale).