Në Strugë me sukses u mbajt trajnimi kundër gjuhës së urrejtjes për mediet
Më 14 tetor në Strugë u mbajt trajnimi i dytë nga seria e trajnimeve për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike, të cilat fillimisht janë të dedikuara për redaktorët, gazetarët dhe administratorët e ueb-portaleve, në organizim të Fondacionit Metamorfozis dhe Misionit të OSBE-së në Shkup. Në këtë trajnim njëditor morën pjesë 16 përfaqësues të medieve si dhe të medieve lokale, të cilët e transmetuan lajmin për këtë trajnim.
Qëllimi i trajnimeve është të kontribuojnë në përforcimin e kapaciteteve të medieve onlajn në Maqedoni për ta dalluar dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit përdorimin e dhunës dhe krimin nga urrejtja, si dhe promovimin e standardeve profesionale të gazetarisë në sinergji me Shërbimin për verifikimin е fakteve në media.
Në këtë trajnim u përfshinë këto tema:
- Hyrje në temën e gjuhës së urrejtjes
- Kornizat ligjore që lidhen me gjuhën e urrejtjes
- Përpjekjet e Misionit të OSBE-së në Shkup në këtë fushë
- Pjesëmarrja në komunitet që ka për qëllim luftën kundër gjuhës së urrejtjes
- Identifikimi i gjuhës së urrejtjes sipas metodologjisë së Shërbimit për verifikimin e fakteve në media
- Përgjegjësia shoqërore e medieve (portaleve)
- Zhvillimi i mekanizmave interne për vetërregullim në kuadër të një medieje: Zhvillimi i politikës për gjuhën e urrejtjes, regjistrimi, kufizimi për përmbajtjet e gjeneruara nga shfrytëzuesit, komentet në rrjetet sociale, mekanizimi për paralajmërim dhe largim (notice and take down mechanism)
Në sesionin për diskutime, përfaqësuesit e pranishëm të medieve thanë se trajnimet në këtë fushë u ndihmojnë për t’u ballafaquar me gjuhën e urrejtjes në internet, dukuri kjo me të cilën ballafaqohen në përditshmërinë e tyre.
Trajnimi i ardhshëm do të mbahet më 10 tetor (e martë) në Strumicë, në hotelin Sirius. Trajnimi do të jetë njëditor, ndërsa shpenzimet për pjesëmarrje do të mbulohen nga ana e organizatorëve. Për pjesëmarrësit që do të vijnë nga vendet e tjera do të mbulohen shpenzimet e rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.
(Propozim-agjenda gjendet në vazhdim të kësaj thirrjeje.)
ërzgjedhja e kandidatëve të paraqitur, përfaqësuesve të ueb-portaleve dhe të medieve të tjera, do të bëhet sipas radhitjes së paraqitjes. Në rast se paraqiten më tepër kandidatë se sa kapaciteti i trajnimit të zgjedhur, ata do të mund të marrin pjesë ose në trajnimet e ardhshme të ciklit, ose do të ftohen të marrin pjesë në ngjarje të ardhshme të llojit të ngjashëm.
I ftojmë kandidatët e interesuar që ta plotësojnë formularin onlajn më së voni deri më 19 tetor në orën 12, dhe më pas do të kontaktohen nga ekipi i Fondacionit Metamorfozis për ta konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Për të gjitha informatat plotësuese mund t’i drejtoheni bashkëpunëtores Аdrijana Selmani, me e-mail në: adrijana@metamorphosis.org.mk ose në numrin e telefonit 02/3109 325.
Propozim-agjenda e trajnimeve
“Përforcimi i kapaciteteve për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes”
Qëllimi: Përforcimi i kapaciteteve të redaktorëve dhe të administratorëve të ueb-portaleve dhe të medieve të tjera për ta njohur dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë nëpërmjet një serie prej tre trajnimesh rajonale ku do të përfshihen 20-25 përfaqësues nga rajoni përkatës.
Pjesëmarrësit munden, mirëpo nuk është patjetër, të marrin me vete laptop dhe smartfon, të cilat do t’u ndihmojnë gjatë pjesëmarrjes në ushtrime.