Misioni i OSBE-së në Shkup organizon tryeza të rrumbullakëta për lirinë e të shprehurit dhe gjuhën e urrejtjes
Më 10 dhe 11 mars, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Forumi arsimor rinor i organizuan dy tryezat e para të rrumbullakëta për nxënësit e shkollave të mesme në temën e lirisë së të shprehurit dhe gjuhës së urrejtjes, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së tyre për ndikimet negative të gjuhës së urrejtjes.
Në tryezat e rrumbullakëta u ofruan informata për lirinë e të shprehurit kundrejt gjuhës së urrejtjes, për llojet e ndryshme të gjuhës së urrejtjes dhe pasojat e saj, si dhe për aktivitetet që i realizon Misioni i OSBE-së në Shkup dhe partnerët e saj lokalë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.
Në tryezat e rrumbullakëta në Shkup dhe në Kërçovë morrën pjesë rreth 50 pjesëmarrës. Tryezat e ardhshme të rrumbullakëta do të mbahen në periudhën prej 17-20 mars në Veles, Tetovë dhe Negotinë. Ngjarjet organizohen në kuadër të projektit ExB “Aftësimi i të rinjve për t’u ballafaquar me gjuhën e urrejtjes”, që përkrahet nga Ambasada franceze në Shkup.
U promovua edhe aplikacioni i parë celular kundër gjuhës së urrejtjes “Mos urrej”, i zbatuar nga ana e fondacionit Metamorfozis, me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe të Ambasadës së Republikës së Francës në Maqedoni, e cila paraqet pjesë e përpjekjeve të Metamorfozis për përhapjen e njohurive dhe inkurajimin e pjesëmarrjes aktive qytetare për zgjidhjen e çështjeve më të mprehta të shoqërisë, në kuadër të inicijativës së gjerë kundër gjuhës së urrejtjes.
Аplikacioni, i cili është aplikacioni i parë i këtij lloji për telefona të mençur në botë, mund të shkarkohet pa pagesë për shfrytëzuesit е sistemeve më të popullarizuara Android dhe iOs (gjegjësisht për shfrytëzuesit e iPhone-it dhe iPad-it), përmes linkut http://nemrazi.mk/app/?lang=sq.