Liria e shprehjes në Maqedoni në gjendje alarmuese

SLIKA-EMILIJA-MKC

Çdokush që ka mendim kritik ndaj kësaj qeverie ka qenë i sulmuar pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për diskreditim të mediave apo sulme fizike ndaj kundërshtarëve. Mbretëron censura në media. Në të njëjtën kohë, gazetarët profesionistë mbesin pa punë dhe pa të ardhura. Këto janë disa nga pikat të cilat sot u dëgjuan në debatin në Manastir “Liri në lirinë e shprehjes”, e organizuar nga OJQ Infocentar në hapësirat e QMK në Manastir.

Gazetarja Aneta Blazhevska, e cila vitin e kaluar ishte paditur nga kryetari i komunës së Manastirit për transferimin e deklaratës nga mbledhja e Këshillit, tha se censura në media ka hyrë në dyert e mëdha. Vetë-censura në mesin e gazetarëve, sipas Blazevskës, ishte praksë deri sa politikanët filluan masivisht të padisin gazetarët për ankthin shpirtëror të shkaktuar. Tani redaktorët e praktikojnë censurën pa pardon, mendon ajo.

– Tek ne, nuk ka më treg të informatave. Askush më nuk ofron fakte, por mediat kryesisht manipulojnë me publikun. Gazetarët kritik ngelin pa punë – tha Bllazhevska.

Sipas Biljana Bejkova nga OJQ Infocentar, liria e shprehjes kalon edhe në sulme fizike. – Duhet të bëhen ndryshime të thella, kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes. Kjo nuk mund të ndodhë sot për nesër. Kjo tek mediat është një problem i vështirë në qoftë se nuk ka vullnet politik që të ketë media të lira në vend. Vetëm ashtu punët mund të shkojnë përpara. Edhe sikur të ekziston kornizë më e mirë ligjore, gjëja më e rëndësishme është që të ketë vullnet politik për ndryshime themelore në lirinë e shprehjes – tha Bejkova.

 

Burimi: Meta.mk – Agjenci e lajmeve (28.04.2015). Liria e shprehjes në Maqedoni në gjendje alarmuese

You may also like...