I promovuar doracaku për punë me të rinj “Liria e shprehjes dhe privatësisë në erën dixhitale”
Më datë 11.12.2014 në Shkup, Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe paqe nga Kaeni dhe Fondacioni Metamorfozis promovuan doracak pedagogjik për punë me të rinj “Liria e shprehjes dhe privatësisë në erën dixhitale”, i përpiluar si rezultat i punës së përbashkët në këtë fushë në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme. Promovimi i doracakut u bë në kuadër të Konferencës së Dhjetë “e-Shoqëri.mk”, në të ciën morrën pjesë mbi 200 përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile, arsimit si dhe të sektorit privat.
Ky doracak paraqet një mjet pedagogjik për ata që punojnë me të rinj të moshës prej 15-25 vjeç. Qasja e zgjedhur është qasja përmes të drejtave të njeriut. Qëllimi i doracakut është në kuadër të interesit të cilin të rinjtë e tregojnë për të drejtat e njeriut, të ofron mjete të cilat do mundësojnë ngritjen e vetëdijes së shfrytëzuesve të internetit se atë që e bëjnë në internet ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Më shumë të drejta të njeriut janë të prekura kur përdoret interneti të cilat duhet të njihen që të mund të respektohen dhe mbrohen. Udhëzuesi është në dispozicion në gjuhën franceze dhe maqedonase, në version dixhital dhe të shtypur:
- Në gjuhën maqedonase: Lexo onlajn; shkarko (PDF, 3,3 MB)
- Në gjuhën franceze: Lexo onlajn; shkarko (PDF, 3,4 MB)
Doracaku është hartuar si një mjet teorik dhe praktik për arsim në temën hapësira dixhitale. Ai është i ndarë në dy pjesë:
- studim mbi lirinë e shprehjes dhe privatësisë në hapësirën dixhitale. Ky studim është i përkushtuar të drejtave të njeriut që ndikohen kur përdoret interneti. Ai ka për qëllim të avancojë njohuritë e palëve që punojnë me të rinjtë;
- grumbullim i aktiviteteve edukative për hapësirën dixhitale. Viteve të fundit është shtuar numri i aktiviteteve për të rritur ndërgjegjësimin për përdorimin e teknologjive digjitale. Ne kemi vendosur të bëjmë një grumbullim të disa prej tyre dhe të zhvillojmë të reja.
#esociety14 #2idhp Sarah s’exprime sur la dialectique entre Dt homme et Internet pour les jeunes dans l’éducation pic.twitter.com/UgGWCQpbWC — Sebastien Botreau (@SBotreau) December 11, 2014
Sara Bernie-Leroa nga Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe paqe nga Kaeni në primovim në Shkup. Foto: Sebastien Botro përmes Twitter-it.
Pse vihet theksi mbi të rinjtë? Edhe pse të gjitha grupmoshat janë të ballafaquara me hapësirën dixhitale, duhet theksuar se të rinjtë janë klientët e tij të parë. Për ata, hapësira dixhitale paraqet par excellence mjet për komunikim. Sipas studimit të fundit nga Shoqata Evropiane për Reklamim Interaktiv (korrik 2013), 89% të evropianëve të moshës prej 16-24 përdorin internetin dhe shpenzojnë mesatarisht 19 orë në javë në internet. Në Francë, 88,7% të të rinjve që përdorin internetin konfirmojnë se nuk mund të mos e përdorin internetin çdo ditë. Por edhe pse ata besojnë se janë të kujdesshëm, realiteti shpesh dëshmon të kundërtën. Jo rrallë ndodh që një person i ri të mos përcakton kriteret për privatësi në profilin e tij në rrjetet sociale, për ta pranuar si një “mik”, një person që nuk e njeh, të publikojë përmbajtje fyese pa qenë të vetëdijshëm për këtë, etj …