Platforma u bën thirrje organeve kompetente të ndërmarrin masa urgjente për ndjekjen dhe dënimin e autorëve. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente shtetërore, Ministrisë për Punë të Brendshme, prokurorive publike dhe gjykatave të ndërmarrin masa urgjente dhe pa u vonuar për ndjekjen e gjuhës së urrejtjes. Përkujtojmë se mosndëshkimi i përhapjes dhe i promovimit të gjuhës së urrejtjes paraqet tolerim dhe arsyetim të gjuhës së urrejtjes. Bile edhe më i tmerrshëm është fakti se inkurajohet përdorimi i saj, që pashmangshëm çon drejt rrezikut që të shkaktojë dhe të rezultojë me vepra nga urrejtja. Në një shoqëri demokratike, në të cilën promovohet toleranca, barazia dhe bashkëjetesa, nuk duhet të lihet hapësirë për vazhdimin e gjuhës së urrejtes dhe nuk duhet të tolerohet përdorimi i saj.


[1] Anëtarë të Platformës janë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Qendra për mbështetje e LGBTI, Меtamorfozis – Fondacioni për internet dhe shoqëri, MIM – Instituti për medie i Maqedonisë, Civil MK, Paktis – Prilep  dhe Multikultura – Tetovë, Forumi Arsimor Rinor.

[2] http://24vesti.mk/vandalizam-oshteten-muzejot-na-albanskata-azbuka-vo-bitola

[3] http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/344

[4] http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/45

http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/75