Fshihet grafiti i cili përhap gjuhën e urrejtjes në oborrin e shkollës “Johan Hajnrih Pestalloci”

^C9EE58D3F31821B8278C2B1FAAB4AB085AA63B1733AA8BDDF7^pimgpsh_fullsize_distr^1D507F3D20490EE6775E17E63CAE99D23BBCAA6408154D2522^pimgpsh_fullsize_distr

Prind i një nxënësi i cili mëson pranë shkollës fillore “Johan Hajnrih Pestalloci” në Shkup reagoi tek zyrtarët kompetente të shkollës, pasi që ai ka parë mbishkrime me gjuhë urrejtëse në njërin nga hyrjet e oborrit të shkollës, në afërsi të sallës sportive.

Pas sjegimit të prindit se nuk është në rregull që fëmijët çdo ditë të lexojnë porosi me gjuhë urrejtëse, shkolla ka reaguar dhe pas disa ditësh porosia ishte e fshirë.

– Un ndihesha shumë keq kur e pash se edhe oborri i shkollës është kontaminuar me qëllim të përhapet gjuha e urrejtjes. Sidomos sepse aty fëmijët mësojnë të lexojnë – vallë gjëja e parë e cila fëmijët do lexojnë gjatë ardhjes së tyre në shkollë është thirrje për vrasjen e shokëve të tyre – deklaroi prindi.

Burimi: Meta.mk – agjenci e lajmeve (16.12.2015). Fshihet grafiti i cili përhap gjuhën e urrejtjes në oborrin e shkollës “Johan Hajnrih Pestalloci”