Lëvizja kundër gjuhës së urrejtjes: Fushatë e të rinjëve për të drejtat e njeriut në internet

Fushatë e të rinjëve për të drejtat e njeriut në internet e inicuar nga Këshilli I Europës

Interneti na mundëson të krijojmë, publikojmë, distribuojmë dhe konsumojmë përmbajtje mediale me që mundëson hapësirë për pjesëmarrje të plotë, angazhim dhe vetë-shprehje.

Me zhvillimin e rrjeteve sociale, të gjithë mund të marrim pjesë në hapësirën e internetit në shumë mënyra të ndryshme, nga mirëmbajtja e kontakteve me shoqërinë dhe krijimin e kontakteve të reja, deri tek shpërndarja e përmbajtjeve dhe hulumtimit të vetë-shprehjes. Kjo hapësirë në internet na jep mundësi të reja: angazhim të përbashkët me njerëz të tjerë  të cilët kanë kauza të njëjta. Gjithashtu edhe ne mund të bëhemi viktimë ose autorë të abuzimit dhe shkelës të të drejtave të njeriut, si p.sh. gjuha e urrejtjes në forma të ndryshme dhe cyber-dhuna. Natyrisht, bota e internetit ka vlerat e veta. Gjuha e urrejtjes si e tillë nuk është risi në internet, as në debatet për të drejtat e njeriut.  Dimenzioni i saj në internet dhe dëmi potencial mbi proceset demokratike na jep arsye të veprojmë.

NHSP

Gjuha e urrejtjes, siç është e definuar nga ana e Këshillit Europian, i përfshin të gjitha format e shprehjes të cilat përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtje racore, ksenofobi, antisemitizëm ose në forma të tjera urrejtëse në bazë të jotolerancës, duke përfshirë: jotolerancën e shprehur përmes nacionalizmit agresiv dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminim dhe armiqësia kundër pakicave, emigrantët dhe personat me prejardhje emigrante.

Fushata është pjesë e projektit “Lufta e të rinjëve kundër gjuhës së urrejtjes” e cila zbatohet prej vitit 2012 deri në vitin 2014. Projekti i përkushtohet barazisë, dinjitetit, të drejtave të njeriut dhe diversitetit. Është projekt kundër gjuhës së urrejtjes,  racizmit dhe diskriminimit në shprehjen e të rinjëve në internet.

Në metodat e punës përfshihen ngritja e vetëdijes, përfaqësimi si dhe gjetja e zgjidhjeve kreative. Është projekt për veprim dhe intervenim. Projekti i parapërgadit të rinjtë dhe organizatat rinore, duke i aftësuar të njohin dhe veprojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

I tërë projekti është i dedikuar në pjesëmarrjen e të rinjëve në bashkë-udhëheqje. Projekti doli nga propozimi i përfaqësuesve të rinj në trupin këshilldhënës për të rinj dhe përfaqësuesve qeveritar të të rinjëve në komitetin drejtues Europian për të rinj. Informata më të hollësishme në lidhje me projektin mund të gjeni në webfaqen për koordinim të fushatës.

Dimensionet strategjike të fushatës

Qëllimi i fushatës nuk është të kufizon lirinë e shprehjes në internet, as të promovon mirësjellje në internet.

Fushata është kundër gjuhës së urrejtjes në internet në të gjitha format e tij, duke përfshirë edhe ato të cilat më së paku ndikojnë tek të rinjët, siç janë format e dhunës në internet dhe urrejtjes në internet. Fushata është e bazuar në edukimin për të drejtat e njeriut, pjesëmarrjen e të rinjëve dhe në njohuri mediale. Qëllimi është të pakësohet gjuha e urrejtjes dhe të luftohet kundër racizmit dhe diskriminimit gjatë shprehjes së të rrinjëve në internet.

Qëllimi i fushatës

  • Të ngritet vetëdija për gjuhën e urrejtjes në internet dhe për rreziqet të cilat i sjell për demokracinë dhe të rrinjët si individë, si dhe të promovohen mediat dhe njohuritë për internetin;
  • Të përkrahen të rrinjtë në luftën për  të drejtat e njeriut, në dhe jashtë internetit;
  • Të ulet niveli i pranimit të gjuhës së urrejtjes në internet;
  • Të mobilizohen, trajnohen dhe rrjetëzohen aktivistët e rinj për të drejtat e njeriut në internet;
  • Të hartohet gjuha e urrejtjes në internet dhe të zhvillohen vegla për përgjigje konstruktive;
  • Të përkrahen dhe të tregohet solidaritet ndaj njerëzve dhe grupeve të cilat janë objektiv i gjuhës së urrejtjes në internet;
  • Të bëhen përpjekje për zhvillim dhe konsenzus për instrumentet politike europiane në luftën kundër gjuhës së urrejtjes;
  • Të zhvillohet pjesëmarrja e të rrinjëve dhe qytetaria në internet;

 

Burimi: nohatespeechmovement “Campaign of Young People for Human Rights Online
Përktheu: Metamorphosis

You may also like...