Dita e të drejtave të njeriut – Projektet e financuara nga Shtetet Anëtare të BE-së
Të nderuar,
Dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe respektimi i vlerave të të drejtave të njeriut të ngulitura në marëveshjet e BE-së dhe dokumenteve zyrtare.
Në maj të vitit 2014, Këshilli i Bashkimit Evropian ka nxjerrë Udhëzime për të drejtat e njeriut të BE-së për lirinë e shprehjes onlajn dhe oflajn: http://eeas.europa.eu/delegations/documents/eu_human_rights_guidelines_on_freedom_of_expression_online_and_offline_en.pdf
Me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut (10 dhjetor), Delegacioni i Bashkimit Evropian organizoi një seri ngjarjesh që synojnë të nxisin këtë dokument të rëndësishëm për grupe të ndryshme, por edhe për të arritur një audiencë më të gjerë.
Aktivitetet e planifikuara përfshijnë:
- Fushata Sociale mediatike për lirinë e shprehjes përmes (Facebook dhe Twitter) të lansohet më 10 dhjetor – Dita e të drejtave të njeriut. Ndërsa përzgjedhja e citateve nga Udhëzimet do të publikohet për shpërndarje të mëtejshme, të përkthyera edhe në gjuhët lokale.
- Panairi i OJQ-ve i organizuar me projektet e mbështetura nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (IEDDNJ), Instrumentit për Para-Aderimit (IPA) poashtu projektet që janë financuar nga organizatat e tjera ndërkombëtare dhe shtetet anëtare. Theks i veçantë do t’i kushtohet lirisë së shprehjes dhe projektet e mediave.
- Konferencë për shtyp dhe debate për lirinë e shprehjes me krijuesit e politikave kyçe / palëve të interesuara, tek të cilat tituj të panelistëve do të jenë citate nga Udhëzimet. Ngjarja do të përfshijë gjithashtu Ceremoni Shpërblyese në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja: “Mbështetje për media të pavarura në Republikën e Maqedonisë: Avokim dhe trajnim për të nxitur përputhshmërinë me praktikat më të mira ndërkombëtare”.
- Punëtori / panel diskutime, gjithashtu gjatë vitit 2015, duke përfshirë edhe zyrtarë të Qeverisë, deputetë, organizatat e shoqërive civile, gazetarë dhe shoqatat e tyre, studentë, komunitetet akademike, aktivistë të mediave sociale, etj. Aktivitetet siç janë projeksonet e filmave dokumentarë janë poashtu të parashikuara.
Lansimi i fushatës dhe panel diskutimeve do të mbahen nga ora 13:00 deri në 15:00, në EU Info Qendrën.
Burimi: Delegacioni i Bashkimit Evropian (03.12.2014).