A janë pronarët e mediave përgjegjës për gjuhën e urrejtjes?

Европскиот суд за човекови права во Стразбур. Фото: LuxTonnerre, 2013
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Foto: LuxTonnerre, 2013

 

A mund të gjykohen dhe të dënohen pronarët e mediave për shkak të gjuhës së urrejtjes në mediat e tyre? Përgjigja në këtë pyetje është konfirmuese, nëse merren parasysh vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Tribunalit ndërkombëtar penal për Ruandën.

Shkruan: Zharko Trajanovski, magjistër për të drejtat e njeriut

RASTI “SUREK KUNDËR TURQISË” (NR.1)

Pronari i një javoreje në dënuar dhe i është shqiptuar dënim me para për shkak të publikimit të dy letrave të lexuesve në gusht të vitit 1992, për të cilat shteti ka konsideruar se paraqesin përhapje të propagandës separatiste, nxitje të armiqësisë dh urrejtjes, dhe arsyetim për за veprat terroriste (letrat, të përkthyera në anglisht, gjenden në vendimin e gjykatës).

Pasi pronari ka parashtuar ankesë, duke iu referuar Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Komisioni për të drejtat e njeriut ka konstatuar se gjuha që është përdorur në letrat e lexuesve mund të interpretohet si inkurajim për dhunë të mëtutjeshme. Me këtë rast, vendimi i autoriteteve që ta dënojnë pronarin për shkak të publikimit të letrave (të cilat kanë qenë të dëmshme për sigurinë nacionale dhe për sigurinë publike) nuk është interpretuar si shkelje e të drejtës së tij për liri të të shprehurit.

Mbrojtja e pronarit të dënuar ka eqenë se pikëpamjet që kanë qenë të shkruara në letrat nuk kanë qenë të tijat, por të lexuesve dhe se vetë ai ka pasur vetëm lidhje komerciale e jo edhe redaktuese me javoren. Mirëëo, Këshilli i lartë gjyqësor i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin e tij nuk i ka pranuar këto argumente, duke konsideruar se pronari ka pasur fuqi t’i formësojë kahjet e redaktimit të javores dhe se i nënshtrohet përgjegjësisë sikurse edhe redaktorët dhe gazetarët. Sipas gjykatës, edhe pse pronari “nuk i ka përfaqësuar qëndrimet e tija personale te letrat, atyre që i kanë shkruar ato u ka ofruar hapësirë për nxitjen e dhunës dhe të urrejtjes.”

Analiza përmbajtësore e gjykatës, e cila e ka marrë parasysh kontekstin (konfliktin ndërmjet armatës turke dhe PKK-së), e ka konstatuar këtë:

“…letrat duhet të shihen si mjet që mund të nxisë dhunë të mëtutjeshme në rajon, duke futur urrejtje të thellë dhe të pabazë kundër atyre që janë paraqitur si përgjegjës për mizoritë e pretenduara. Në fakt, porosia e lexuesit është se përdorimi i dhunës është masë e domosdoshme dhe e arsyeshme për vetëmbrojtje nga agresori.”

Sipas gjykatës, letrat kanë bërë thirrje për “hakmarrje të përgjakshme duke i nxitur ndjenjat themelore dhe duke i përforcuar paragjykimet ekzistuese që janë manifestuar me dhunë vdekjeprurëse”.

Mirëpo, vendimi i gjykatës nuk ka qenë unanim. Madje gjashtë gjykatës (kundrejt njëmbëdhjetë) kanë konsideruar se ka shkelje të të drejtës për liri të të shprehurit të pronarit (i cili nuk ka qenë autor i letrave), ndërsa njëri prej tyre në mendimin e veçuar ka konsideruar se pornari “është dënuar për shkak të porosisë politike të letrave, e jo për shkak të tonit të tyre nxitës.”

“PROCESET MEDIATIKE” NË RUANDË

Çsëhtjet për përgjegjësinë e personave që themelojnë, posedojnë, kontrollojnë dhe redaktojnë media, u shtruan përsëri gjatë gjykimit kontraverz të dy themeluesve të radios (RTLM) dhe një pronari dhe redaktori të një gazete nga ana e Tribunalit ndërkombëtar penal për Ruandën.

Gjatë gjykimit, gjykatësit u nisën nga supozimi se redaktorët deh botuesit janë përgjegjës për mediat që i kontrollojnë. Të akuzuarit u dënuan jo vetëm për shkak të gjuhës së urrejtjes, e cile në mënyrë të drejtpërdrejtë nxit kryerjen e gjenocidit, por edhe përndjekjen, gjegjësisht për përmbajtjet mediatike që kanë përfaqësuar urrejtje etnike ose kanë nxitur për dhunë ndaj popullit tutsi.

Për ne, me rëndësi të veçantë janë pikëpamjet e Këshillit të apelacionit për gjuhën e urrejtjes:

“Këshilli i apelacionit konsideron se gjuha e urrejtjes që është e orientuar ndaj një popullate të caktuar në bazë të përkatësisë etniek ose cilës do qoftë bazë tjetër për diskriminim, e shkel të drejtën për respektimin e dinjitetit të anëtarëve të asaj popullate si qenie njerëzore, dhe me këtë paraqet “diskriminim të vërtetë”.”

Përveç gjuhës së urrejtjes, e cila e shkel dinjitetin e anëtarëve të grupit të sulmuar, Këshilli i apelit e dallon edhe gjuhën e urrejtjes e cila nxit dhunë, e cila e shkel të drejtën për siguri të anëtarëve të grupit të sulmuar. Megjithatë, Këshilli i apelit shpreh pakënaqësi nga vendimi i parë gjyqësor sa i përket pasojave nga gjuha e urrejtjes ndaj të drejtave të tjera të njeriut:

“…Këshilli i Apelit nuk është i bindur se gjuha e urrejtjes mund të çojë deri te shkelja të të drejtave për jetë, liri dhe integritet fizik të njeriut. Prandaj, njerëz të tjerë duhe të intervenojnë para se të ndodhin shkelje të tilla; një gjuhë nuk mund, vetëvetiu, në mënyrë të drejtpërdrejtë të vrasë anëtarë të një grupi të caktuar, t’i mbyllë ose t’i lëndojë fizikisht.”

Por, edhe përkundër asaj se gjeti se vetë gjuha e urrejtjes nuk vret, burgos e as nuk lëndon fizikish në mënyrë të drejtpërdrejtë, tribunali konstatoi se gjalimet që janë emituar në radio RTLM (nga ana e gazetarëve që kanë qenë të nënshtruar ndaj të paditurit), kanë qenë me peshë ekuivalente me krimet e tjera kundër njerëzimit. Sipas Tribunalit, “fjalimet e tilla paraqesin shkelje të vrazhdë të të drejtës për dinitet të njeriut të popullit tutsi, si dhe kërcënim serioz për sigurinë e tyre fizike dhe psikike”.

Prandaj, Këshilli i Apelit e vërtetoi akuzën ndaj Ferdinan Nahimana (themelues dhe kryeredaktor i RTLM), “për shkak se nuk i ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin ose dënimin e akteve të përndjekjes dhe të nxitjes së përndjekjes, të kryera nga personeli i RTLM pas 6 prillit të vitit 1994″ (kur ka filluar gjenocidi në Ruandë).

Edhe pse i padituri Nahimana është mbrojtur se pas 6 prillit të vitit 1994 radioja nuk ka qenë nën kontrollin e tij, por nën kontrollin e armatës, se vetë ai nuk ka qenë në Ruandë, por refugjat në Burundi, gjykata ka konstatuar se ai ka pasur “kapacitet material që t’i parandalojë ose t’i dënojë emitimet në RTLM që kanë pasur diskurs kriminal, madje edhe pas 6 prillit 1994″.

 

MËSIM: PRONARËT JANË PËRGJEGJËS PËR GJUHËN E URREJTJES

Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga rastet e lartëpërmendura?

Si e para, pronarët e mediave, mund të konsiderohen përgjegjës për gjuhën e urrejtjes edhe në qoftë se të folurit që nxit për urrejtje ose dhunë është në rubrikën “letrat e lexuesve”. Sipas një vendimi të paradokohshëm kontraverz të GJEDNJ-së, portalet gazetareske janë përgjegjëse edhe për ndërmarrjen e masave për ta parandaluar publikimin e komenteve të paligjshme (duke i përfshirë edhe komentet negative “të cilat mund t’i tejkalojnë kufinjtë e kritikës së pranueshme dhe ta arrijnë nivelin e ofendimit të pabazë ose gjuhës së urrejtjes”).

Si e dyta, ata që i kontrollojnë mediat duhet të jenë të vetëdijshëm se gjuha e urrejtjes e shkel të drejtën e dinjitetit të anëtarëve të grupit të sulmuar, dhe nëse e nxit dhunën, e shkel edhe të drejtën për siguri të anëtarëve të grupit të sulmuar. Mu për këtë arsye, ata janë përgjegjës për ndërmarrjen e të gjitha masave që ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes në mediat e tyre dhe t’i dënojnë ata redaktorë dhe gazetarë që e përhapin, e nxisin, e promovojnë ose e arsyetojnë urrejtjen, sipas cilës do qoftë baze për diskriminim.

Burimi: Shërbim për verifikim të fakteve në media (18.12.2014). A janë pronarët e mediave përgjegjës për gjuhën e urrejtjes?

You may also like...