Roberto Beliçanec: Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje

Eksperti medial Roberto Beliçanec në kuadër të konferencës Ingejxh (Engage) e cila u mbajt më datë 25.02.2012, mbajti prezantim në të cilin shpjegoi konceptet bazë që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes. Duke i shpjeguar konceptet kryesore ai tregoi për keqpërdorimin e shpeshtë të termit “liri e shprehjes” dhe nevojën për të përdorur terme të cilat sqarojnë dallimet mes termeve shpesh të përdorura.

Them që gjuha e urrejtjes nuk është shprehje. “Gjuha e urrejtjes” disi u pranua si frazë edhe në shumë  dokumente ndërkombëtare flitet për “gjuhën e urrejtjes”. Megjithatë, nëse i shohim pak më mirë do të shohim se në fakt kur e përdorim fjalën gjuhë ne gjithmonë gjendemi në kontratezë se me të vërtetë ekziston liria e shprehjes dhe liria e fjalës. Ata të cilët janë promotorë të gjuhës së urrejtjes thonë se çfarëdo reagimi i të folurit të tillë në fakt paraqet kërcënim për të drejtën e tyre të shprehjes. Megjithatë, fakt është se ajo nuk është e folur, ajo është dhunë verbale. Në vazhdim të prezantimit tim unë nuk do të përdorë gjuhën e urrejtjes por do të përdor dhunën verbale, sepse jam nën impresionet e një kognitivi i cili thotë se fjalët kanë domethënie në trurin tonë dhe nëse nuk i përdorim të duhurat do të bëjmë rrëmujë. Atë rrëmujë e shohim këtu.

Pse është dhunë, e jo shprehje? Sepse ajo të cilën e karakterizojmë si një fjalim në komunikimin njerëzor zakonisht sjell disa vlera, ekziston një mendim, apo përmes të menduarit për emocion të caktuar përçon mesazh. Nëse e shohim mesazhin të cilin gjuha e urrejtjes e përcjell, ajo është dhunë e pastërt dhe mund të sillet në fund të elementit të saj më të rëndësishëm, e ajo është dhuna. Qëllimi është: diskriminimi, dehumanizimi, eliminimi.

Ajo është një formulë e përdorur nga propagandistët, veçanërisht propagandistët racistë në fillim të shekullit XX, i cili ka përfunduar në kampet e përqendrimit. Ideja është që përmes përdorimit të stereotipeve, analogji të rreme dhe lidhjet e rreme, të ngarkuara me emocione dhe urrejtje tu’a mohon të drejtën se jeni anëtar  i racës njerëzore, që të mund të lejojë vrasjen në mënyrë sa më të lehtë. Pra, asnjë fjalim i tillë nuk është naiv, sepse jonjerëzon dhe e bën objektivin e gjuhës së urrejtjes një objektiv legjitim për dhunë të vërtetë.

Unë thashë se përdorimi i “gjuhës së urrejtjes”, bën konfuzion me lirinë legjitime të shprehjes dhe kjo është ajo që ne e dëgjojmë shumë shpesh në vendin tonë, në shoqërinë tonë se “nuk mundesh ti mua të më rrezikosh lirinë e shprehjes, të mendoj dhe të them atë që dua unë”.  Megjithatë, në qoftë se gjërat vihen në këtë mënyrë siç unë  jam duke u përpjekur tani ti vendos, nëse mohojmë se gjuha e urrejtjes është shprehje por bëhet fjalë për dhunë, e për këtë ka shumë studime që tregojnë atë … Pastaj,zgjidhja është shumë e thjeshtë: e drejta e lirisë së shprehjes nuk do ju mbrojë  kur përdorni gjuhën e urrejtjes.

Kufizimet janë të vendosura edhe me konventat ndërkombëtare. Duke filluar prej deklaratës Universale të të drejtave të njeriut e deri në konventën Evropiane për të drejtat e njeriut, e cila është në  fuqi edhe në vendin tonë. Juridiksione të ndryshme e trajtojnë atë ndryshe, por nuk ka asnjë ligj në botë që të paktën tre elemente nuk ka kriminalizuar, duke përfshirë edhe vendin tonë. Ajo është fjalim diskriminues në kuptimin e urrejtjes racore, fetare dhe kombëtare.

Kjo është trashëgimia e luftës anti-fashiste, sepse propaganda ekstreme gebelse  kundër hebrenjëve, dehumanizimi dhe përdorimi masiv i gjuhës së urrejtjes në diskursin publik thjesht ka lejuar esesat në llogoratë më lehtë ti shtypin shpkrepëset dhe më lehtë të mbushin furrat, sepse ata mendonin se nuk kanë të bëjnë me njerëz  por me një lloj jonjerëzor. Dhe për këtë arsye, këto tri kategori tradicionale janë kriminalizuar në pothuajse çdo vend në botë.

Tani, ka trajtim pak më të ndryshëm në Evropë dhe Amerikë. Në Amerikë duhet prej kësaj shprehje të vjen deri tek dhuna reale për t’u përpunuar, ndërsa  në Evropë nuk duhet. Pra, Gjykata Supreme e SHBA ka krijuar një standard i cili është quajtur ” clar and present danger ” (rrezik i qartë dhe i pranishëm), – atë që ju jeni duke e thënë duhet të ketë shkaktuar pasoja që të përpunohet dhe pastaj ju procesojnë për atë që quhet “hate crime”(krimi i urrejtjes)​​, apo për një tjetër krim, por si një element i rëndësishëm e marrin urrejtjen që keni kryer dhe që është e paarsyeshme.

You may also like...