Aplikacioni celular kundër gjuhës së urrejtjes u promovua në Radio Shkupi

Më 07 prill, ekipi i Mos urrej në internet, u inkuadrua me anë të telefonatës drejtpërdrejt në radio emisionin „Drejtpërdrejt dhe me zë të lartë 2141“, nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Dëgjoni informacionet më të reja në lidhje me aplikacionin celular kundër gjuhës së urrejtjes si dhe aktivitetet më të reja të Fondacionit Metamorfozis lidhur me luftën kundër gjuhës së urrejtjes në audio regjistrimin e radhës e zhvilluar në gjuhën maqedonase.

Аplikacioni “Mos Urrej”, i cili është aplikacioni i parë i këtij lloji për telefona të mençur në botë, mund të shkarkohet pa pagesë për shfrytëzuesit е sistemeve më të popullarizuara Android përmes Google Play (https://play.google.com/store/apps/details?id=com.edumetamorphosis.nemrazi ) dhe iOs, gjegjësisht për shfrytëzuesit e iPhone-it dhe iPad-it përmes App Store (https://itunes.apple.com/us/app/ne-mrazi/id948280311?mt=8).

Më tepër informata për aplikacionin dhe mundësi për ta instaluar të njëjtin janë në dispozicion në http://nemrazi.mk/app/?lang=sq.

You may also like...